Reali kampion, protesta për dhënien e trofeut me dyer të mbyllura

7 Maj 2024, 19:58 / SPORT ALFA PRESS

Reali kampion, protesta për dhënien e trofeut me dyer të mbyllura

Real Madridi festoi së fundmi pushtimin e kampionatit spanjoll dhe shtoi në vitrinë Ligën e 36-të në historinë e tij.

Megjithatë, dorëzimi i trofeut në Spanjë është temë debati, sepse Los Blancos e konsiderojnë veten të dëmtuar.

Por pse? Çfarë ndodh saktësisht? Gjithçka sillet rreth vendimit të Ligës dhe RFEF, Federata Spanjolle, e cila ka si president të ri, Pedro Rocha.

Do të jetë ky i fundit që do t’ua dorëzojë trofeun protagonistëve madrilenë, por këtë do ta bëjë në një ceremoni me dyer të mbyllura në Valdebebas mëngjesin e së dielës.

E gjithë kjo pritet rreth orës 09:30, me ankesa nga kampionët spanjollë për imazhin e keq të dhënë për botën e jashtme.

Megjithatë, klubi tashmë po punon për një festë të mëvonshme rreth orës 11:00.

 

Po ndodh...

ide