Selmani heroi i Tiranës, pret penalltinë në shtesë dhe shmang humbjen ndaj Elbasanit

16 Shtator 2024, 21:19 / SPORT ALFA PRESS

Selmani heroi i Tiranës, pret penalltinë në shtesë dhe

Ka përfunduar në barazim 1-1 supersfida e javës së 5-të të Superiores mes Tiranës dhe Elbasanit.

Një duel dramatik që u mbyll me penalltinë e humbur nga Musta në minutën e 90+4’ ndërsa nga ana tjetër portieri i bardhebluve Gentian Selmani shpëtoi ekipin e tij nga humbja e parë sezonale.

Kola dhe Ze Gomesh ishin autorët e golave të tjerë, ndërkohë që për Tiranën ky ishte barazimi i pestë radhazi në kampionat. Një ecuri për rekord kjo e bardhebluve për sa i përket barazimeve.  

Vlen të theksohet fakti se edhe pse ishte një përballje e luftuar, gjyqtari nuk ndëshkoi asnjë futbollist me karton të verdhë. I vetmi i ndëshkuar i sfidës ishte drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibrahimi. 

Në duelin e radhë Tirana do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani pret Egnatian.