Serie A/ Udinese fiton me përmbysje ndaj Fiorentinës
23 Dhjetor 2024, 21:12 / SPORT

Fiorentina zhgënjeu në shtëpi, pasi u mposht nga Udinese me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Skuadra nga Fierence e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 8-të, kur Moise Kean shënoi me penallti.
Megjithatë në pjesën e dytë miqtë ia dolën të përmbysin rezultatin. Lucca barazoi shifrat në minutën e 49-të, ndërsa tetë minuta më vonë ishte Thauvin që realizoi golin e dytë për Udinese-n.
Me këtë humbje, Fiorentina mban vendin e pestë me 31 pikë, ndërsa Udinese shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e nëntë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

