Shkëlqen Lionel Messi, roli i ri e ka bërë më produktiv me gola

20 Shtator 2022, 12:06 / SPORT ALFA PRESS

Shkëlqen Lionel Messi, roli i ri e ka bërë më produktiv me

Futbollisti me famë botërore, Lionel Messi duket në formë të shkëlqyer me gola dhe asiste dhe i ingranuar më së miri pas ardhjes së trajnerit Galtier.

Dy muaj para fillimit të Botërorit, Leo duket se do të ketë një marsh më shumë edhe për Argjentinën e tij. Kulmi i paraqitjeve të mirë erdhi në ndeshjen e fundit kundër Lyon të dielën që lamë pas.

Jo vetëm sepse shënoi golin e fitores, por gjithë ndeshjen ishte një makth për mesfushorët dhe mbrojtësit e skuadrës rivale dhe pati edhe disa raste të tjera. Nëse nuk shënoi më, ishte thjesht fat i keq, pasi dy herë në vijë fatale mbrojtësit e Lyon ia mohuan golin.

Roli i ri i Messit e lejon të shkëlqejë mes linjave dhe të vendosë ritmin e lojës. Funksioni i lojtarit, i aftë për të luajtur edhe mesfushor, i ka dhënë një rol drejtues që nuk e kishte sezonin e kaluar te PSG. Kësaj i duhet shtuar se edhe fizikisht Messi ndihet më mirë.

 

Messi shënoi golin e tij të gjashtë këtë sezon, të katërtin në Ligue 1. Po të shtojmë edhe shtatë asistimet që ka dhënë në këtë start të sezonit, padyshim e bëjnë Messin lojtarin e zakonshëm që jemi mësuar ta shohim me Barcelonën.

 

Po ndodh...