Shqipëria U-15 luan miqësoren e parë me Maqedoninë e Veriut në Ohër

Kombëtarja shqiptare U-15 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Takimi i luajtur në stadiumin “SRC Biljanini Izvori” në Ohër, u mbyll me fitoren 2-0 të skuadrës vendase.
Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Aendi Cekrezi, Joart Mile, Rian Nezaj, Alesio Gjergji, Rajan Dybeli, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena (C), Klevis Basha, Mattia Xhemali.
Ndeshja nisi me ritëm të mirë nga të dyja ekipet, të cilat krijuan disa raste për shënim, por pa arritur të konkretizojnë në pjesën e parë.
Në fillim të pjesës së dytë, Maqedonia e Veriut kaloi në avantazh me golin e Stefan Ristic. Në minutën e 55-të, Luka Spiroski realizoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 për vendasit.
Ndeshja e dytë miqësore, Shqipëri U-15 – Maqedonia e Veriut U-15, do të luhet më 24 qershor, në orën 11:00, në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
