Lajme flash

Skandali i basteve në Itali/ Lojtari u zhyt në borxhe, shiste dhe “Rolex”- ët

14 Prill 2025, 15:41 / SPORT ALFA PRESS

Skandali i basteve në Itali/ Lojtari u zhyt në borxhe, shiste dhe

Mediet italiane vijojnë të zbardhin bisedat në përfshirjen e futbollistëve në bastet online.  Ndër të tjera pavarësisht të ardhurave të larta, u futën edhe në borxh prej 587 mijë eurosh, madje për të paguar skedinën shisnin dhe orët “Rolex”

Hetimi i përfshirjes në baste sportive të futbollistëve në itali vazhdon të marrë vëmendje të shtuar atje. Sipas bisedave të përgjuara Nicolò Fagioli ndodhet në qendër të një skandali gjithnjë e më të ndërlikuar.

Mediet italianë shkruajnë se ai i ka marrë borxh 587 mijë euro nga 31 persona të ndryshëm, duke përdorur metoda të ndryshme për të bindur të njohurit që t’i jepnin para. Pavarësisht të ardhurave milionëshe, Fagioli ishte futur në një spirale borxhesh për shkak të varësisë nga bastet ilegale.

Një nga metodat që përdorte ishte shitja e orëve Rolex, të cilat pretendonte se i siguronte me çmim të ulët për t’i rishitur më shtrenjtë. Në shumë raste përmendte emrin e shokut të tij në Juventus,  Morata, për të bërë më bindëse situatën. Në një mesazh, i shkruante një miku: “Unë, përmes Alvaro Moratës, gjej Rolex me çmim më të ulët dhe ai mi rishitet. Kam një vit që bëj këtë investim me të.” Megjithatë, Morata nuk rezulton i përfshirë direkt në skemën financiare, por përmendet shpesh si burim i orëve të luksit.

problemet më të mëdha nisën kur ai nuk arrinte t’i kthente borxhet. Shumë mesazhe tregojnë zemërimin e kreditorëve. “U kërkon para të gjithëve dhe ke borxh te të gjithë. Ti je i çmendur!” është një ndër mesazhet e zbuluara. Por nuk kishte raste kur borxhi nuk kthehej për gati një vit.

Në një rast, Fagioli i kërkoi Tommaso De Giacomos – personi kyç në hetim – të ndërhynte për ta qetësuar një prej huadhënësve. De Giacomo i shkruante: “Zgjidhja gjendet, por të gjithë duhet të sillen mirë. Nico ka bërë gabime dhe do të rregullojë gjërat.”

Por nuk mungojnë as rastet kur miqtë e tij e këshillonin të shërohej për të mos lejuar t’i shkatërrohej karriera vetëm prej përfshirjes në bastet sportive.

 

Po ndodh...