Superliga/ Mjafton një gol, Kukësi mposht Laçin dhe shpreson te mbijetesa
11 Mars 2024, 16:29 / SPORT

Kukësi ka arritur të fitojë ndaj Laçit në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.
Për verilindorët goli i vetëm i sfidës erdhi në pjesën e dytë, ku në minutën e 52’ të ndeshjes, Zhongo dërgoi një top për Beshirajn, me këtë të fundit që nuk gaboi dhe e dërgoi në rrjetë.
Ndeshja kishte reaste dhe nervozizëm, por rezultati nuk ndryshoi deri në përfundim të saj.
Me këtë fitore tepër të rëndësishme për luftën për mbijetesë, Kukësi vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 22 pikë, ku ndodhet 7 pikë larg zonës së shpëtimit.
Nga ana tjetër, kurbinasit ndodhen në vendin e shtatë me 30 pikë, ku situata mbetet ende e rrezikshme për mbijetesën.

-
-
Konferenca e Kryetarëve mblidhet nesër, çfarë pritet
11 Mars, 16:15 -
Rama mbledh sërish Asamblenë e PS-së, axhenda
11 Mars, 16:08 -
-
Konferenca e Kryetarëve mblidhet nesër, çfarë pritet
11 Mars, 16:15 -
Rama mbledh sërish Asamblenë e PS-së, axhenda
11 Mars, 16:08
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



