Teuta merr vendimin, klubi durrsak shkarkon trajnerin Diego Longo

Diego Longo nuk është më trajneri i Teutës.
Klubi durrsak ka dalë me një komunikim zyrtar në rrjetet sociale duke konfirmuar shkarkimin e trajnerit italian.
“Klubi i futbollit Teuta njofton nderprerjen konsensuale te bashkepunimit me trainerin Diego Longo! Ne nje dakordesim me presidentin Edmond Hasanbelli, iu dha fund edhe periudhes si trajner i ekipit Teuta. Klubi i futbollit Teuta falenderoj mister Diego Longon per impenjimin dhe angazhimin e tij dhe i uron suksese ne te ardhmen!”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Teutës.
Teuta është klubi i tretë në elitë që largon trajnerin në start, teksa fillimisht këtë hap kanë ndjekur Laçi dhe Kukësi.
Menjëherë në klubin durrsak kanë filluar të qarkullojnë zëra për një rikthim të mundshëm të Edi Martinit, por kjo mbetet për t’u parë në orët në vijim.
Po ndodh...
ide
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Ti vetëm ik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128