Trajneri Shkëmbi me dorë “të hekurt”, ja si do të luajë Tirana në startin e Superiores

Bledi Shkëmbi ka mbyllur me një seancë më shumë se 60-minutëshe përgatitjet për sfidën e parë të kampionatit kundër Laçit.
Edhe pse ishte stërvitja e fundit nuk munguan kritikat e trajnerit ndaj lojtarëve për mënyrën sesi lëvizin dhe lëviznin në fushën e lojës.
Më shumë, Shkëmbi u mor me mesfushën. Me sa u pa në stërvitje, dilemat kanë qenë dy. Skema që do të përdorë në fushën e lojës dhe emrat e veçantë. Teorikisht loja duhet të nisë me një 4-3-3 dhe në varësi të ngjarjeve në fushë të dalë në 3-5-2. Përsa u përket emrave situata është pak më ndryshme dhe shumë dilema. Me skemën e katër mbrojtësve lojën e nis Selmani, më pas Aran, Kola, Mici dhe Ismaili. Në mesfushë, Tola, Jonuzi dhe Soler.
Sulmi është i përbërë nga Prengaj, Bajroviç dhe Abah. Jashtë Haxhiu, një nga më të mirët në sezonin e fundit, por edhe të tjerë. Me skemën 3-5-2, loja i jep shans Gjumsit në të djathtë, Dembelesë në vend të Solerit, si dhe Abah e Bajroviçi e në fushë, Zharmuni. Gjithsesi, të shohim. Shkëmbi para stërvitjes mbajti edhe një analizë të vogël para ekipit. Përsa u përket mungesave ato janë shumë, duke filluar nga Përgjoni, Jaku, Meta, që në këtë sfidë janë të dëmtuar dhe nuk do të jenë në fushën e lojës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

