
Triumfi i Realit në Kupë, Ançeloti: Fitore e vuajtur, por nuk ka mbaruar ende

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë një fitore 0-1 në transfertë në një ndeshje kupe.
Italiani ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij, por ka refuzuar ta cilësojë Realin si finalist në Kupën e Mbretit. Fillimisht ai ka analizuar takimin në San Sebastian.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë siç e kishim parashikuar. Ata kanë hedhur gjithçka ndaj nesh, kanë luajtëm me një ritëm të çmendur, por ia kemi dalë.
Skuadra ka qenë shumë kompakte dhe kjo na ka lejuar të kontrollojmë situatat. Do të kishte qenë mirë nëse do të kishim shënuar një gol të dytë, por kjo fitore vlen shumë. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit”, tha Ançeloti.
Më tej ai është ngacmuar për çështjen e kualifikimit. “Nuk mund ta fshehim se ky ishte një rezultat i favorshëm për ne. Kemi kohë për të menduar për ndeshjen e kthimit në shtëpi. Gjithsesi nuk mund të them se jemi të kualifikuar, do të gaboja”, tha ai.
-
Përse Inteligjenca Artificiale nuk do të zëvendësojë kurrë mjekët?
27 Shkurt, 15:15 -

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128