
Turneu UEFA Development U-16/ Shqipëria nis nesër grumbullimin, lista me 23 futbollistë

Federata e Futbollit është gati për organizimin e turneut të katërt europian për këtë vit.
Bëhet fjalë për turneun e grupmoshës U-16, “UEFA Development” për djem që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 20-25 prill.
Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria U-16 si edhe përfaqësueset e Kosovës, Andorrës dhe San Marinos, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kombëtarja shqiptare U-16 do të nisë të mërkurën grumbullimin në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, teksa trajneri Andrea Tedesco ka bërë publike edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këtë kompeticion të rëndësishëm për moshat.
12 prej lojtarëve janë pjesë e kampionateve europianë ndërsa 11 futbollistët e tjerë janë pjesë e klubeve shqiptare.
Turneu do të nisë më 20 prill, ku ndeshja e parë San Marino – Kosovë do të luhet në ora 11:30 ndërsa në orën 15:00 do të zhvillohet takimi tjetër mes Shqipërisë dhe Andorrës.
Ndeshjet e dyta të turneut do të luhen më 22 prill, me Kosovë – Andorrë në orën 11:30 dhe Shqipëri – San Marino në orën 15:00.
Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 25 prill, me Andorrë – San Marino në orën 13:00 dhe Shqipëri – Kosovë në orën 15:00.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish


Më në fund do të votojmë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128