Turqia e thërret sërish, Muriqi në “radarët” e Fenerbahce

Sulmuesi shqiptar, por që përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, mes të cilave dhe Fenerbahce.
Gjiganti turk, që e ka pasur edhe më parë në dispozicion sulmuesi ka shfaqur interes për ta rikthyer në Stamboll 30-vjeçarin.
Sipas gazetës turke ‘Aksam’, Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahce, pasi ka zgjedhur ish-lojtarin e tyre si idealin për të përforcuar skuadrën.
Ndër informacionet e marra nga media turke thuhet se edhe ylli i Kosovës është i prirur për t’u rikthyer në Turqi dhe dëshiron të kthehet në Fenerbahce nëse palët bien dakord.
Muriqi u largua nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, me Lazion që pagoi plot 21 milionë euro për yllin prizrenas. Megjithatë, sulmuesi shtatlartë, i cili luan te Mallorca në La Liga, shihet si pasues i Edin Dzeko duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Muriqi aktualisht ka një vlerë tregu prej 15 milionë eurosh. Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Mallorca për dy sezone, ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asistime.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

