U nda nga partnerja, Roberto Carlos fle në ambientet e Realit, drama e ish-mbrojtësit të njohur

7 Janar 2025, 22:27 / SPORT ALFA PRESS

U nda nga partnerja, Roberto Carlos fle në ambientet e Realit, drama e
Roberto Karlos (51) vazhdon të bëjë lajm, këtë herë për jetën e tij private, teksa është ndarë nga gruaja e shtatë! Sipas mediave spanjolle, ai mendohet të jetë transferuar në qytetin sportiv të Realit të Madridit pas ndarjes nga bashkëshortja.

Braziliani është i martuar me Luçon që nga viti 2009, edhe pse këtë të diel në programin “Fiesta” zbuloi se të dy kanë vendosur të ndahen pas më shumë sesa 15 vitesh martesë.

Por marrëveshja e divorcit supozohet të jetë e ndërlikuar për shkak të pasurive të majme që ka ish-futbollisti, që kapin vlerën e rreth 160 milionë eurove. Sipas programit të sipërpërmendur, gruaja e tij ndodhet në shtëpinë kryesore dhe për këtë arsye braziliani ka vendosur të transferohet përkohësisht në “Ciudad Deportiva”.



 

Po ndodh...