Uzuni fenomenal në Spanjë, realizon dy gola dhe vendoset në krye të golashënuesve

17 Dhjetor 2024, 20:09 / SPORT ALFA PRESS

Uzuni fenomenal në Spanjë, realizon dy gola dhe vendoset në krye

Myrto Uzuni vijon me formën e jashtëzakonshme në Spanjë. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë dy gola në harkun e 13 minutave për Granadën duke përmbysur avantazhin e Cartagenas.

29-vjeçari tundi rrjetën fillimish në minutën e 14-të, duke barazuar rezultatin.  Uzuni shfrytëzoi si duhet krosimin e Ruiz për të dërguar topin në rrjetë. Goditja e tij me kokë nuk mund të pritej nga portieri kundërshtar.

Ndërkohë në miuntën e 27-të, ishte sërish beratasi ai që shënoi për skuadrën e tij duke përmbysur shifrat në 2-1.

Për Uzunin kjo dopietë e çon në 13 numrin e golave të shënuar në këtë edicion, në 17 sfida ku është impenjuar.

Ky është sezoni i katërt me fanellën e Granadës, teksa më parë është aktivizuar për Lokomotivën e Zagrebit dhe Ferencvaros.

 

Po ndodh...