Uzuni mbetet te Granada, klubi spanjoll refuzon 4 milionë euro për sulmuesin

Nuk mjaftojnë katër milionë euro për të bërë që Myrto Uzuni të luajë sezonin e ri në La Liga-n spanjolle.
Ekipi i Granadës ka refuzuar një ofertë të tillë nga klubi i Rayo Vallecano, që ka tentuar të bëjë anësorin kuqezi shok skuadre me Ivan Balliun.
Sulmuesi 29-vjeçar përkohësisht mbetet i Granadës, ku në miqësoret para nisjes së sezonit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, por lamtumira e tij nga ekipi andaluzian mund te jetë e afërt.
Vallecano mund të tentojë sërish duke rritur ofertën për Uzunin pasi kërkon të forcojë repartin e avancuar dhe e ka bërë beratasin objektivin kryesor.
Uzuni e ka dëshmuar sakaq veten si lojtar kyç për Granadën në sezonet e fundit, duke shkëlqyer si në Segunda ashtu edhe në Primera División.
Në sezonin 2022/2023, ndikimi i tij ishte thelbësor, me 23 gola që ndihmuan skuadrën në arritjen e promovimit në elitën e futbollit spanjoll.
Pavarësisht rënies së skuadrës sërish në Segunda Division, shqiptari bëri një paraqitje të fortë duke shënuar 11 gola në La Liga.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


