Video/ “Magjiku” Ernest Muçi, ylli shqiptar i shënon supergol gjigantëve të Fenerbahçes

Ernest Muçi po kalon një moment të artë në Turqi. Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist me fanellën e Trabzonspor, duke realizuar një gol të bukur në përballjen ndaj Fenerbahçe, një nga pretendentët kryesorë për titull.
Sfida sapo kishte nisur kur, në minutën e 6-të, Muçi përfitoi nga një hapësirë në gjysmëfushën kundërshtare.
Me një goditje të zgjuar dhe të kalibruar, ai mposhti portierin rival, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij dhe duke heshtur tifozërinë vendase.
Forma e 22-vjeçarit ka qenë mbresëlënëse. I transferuar në formë huazimi nga Beşiktaş, Muçi ka arritur shifra të jashtëzakonshme në vetëm pak muaj, duke u kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit.
Me gola dhe asistime të shumta në një kohë të shkurtër, ai po konfirmon veten si një nga emrat më në formë të kampionatit turk.
???????????? ERNEST MUCI CHIPS EDERSON TO PUT TRABZONSPOR AHEAD AGAINST FENERBAHCE!!!
WHAT A PLAYER! WHAT A FINISH! WHAT A RUN! pic.twitter.com/Pph7HBDkAW
— Illyrian Footy ???????? (@IllyrianFooty) February 14, 2026
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128