Ylli i Bayern dëmtohet dy ditë para Euro 2024, Gjermania e zëvendëson me Emre Can

12 Qershor 2024, 15:59 / SPORT ALFA PRESS

Ylli i Bayern dëmtohet dy ditë para Euro 2024, Gjermania e
Julian Nagelsmann ka marrë një lajm të rëndë vetëm dy ditë para nisjes së Kampionatit Evropian 2024.

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë ka bërë ndryshime në listë, kjo pasi mesfushori i talentuar i Bayern Munich, Aleksandar Pavlovic është larguar nga lista finale për shkak dëmtimi.

“Aleksandar Pavlovic do të humbas Euro 2024 për shkak të bajameve”, ka shkruar Bild. Media gjermane ka raportuar se trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka thirrur Emre Can si zëvendësues të Pavlovic.

Emre Can pak ditë më parë, së bashku me Karim Adeyemi, shokun te Dormtund, ishin me pushime në Kosovë dhe Dhërmi (jugu i Shqipërisë).

 

Po ndodh...

ide