Zyrtare/ Ballkani rinovon kontratën me Ilir Dajën
30 Maj 2024, 21:10 / SPORT

Lajm mjaft i mirë ka ardhur nga ekipi i Ballkanit pasditen e së enjtes.
Nëpërmjet një komunikimi në rrjetet sociale, klubi kosovar zyrtarizon bashkëpunimin edhe për 3 vite të tjera me trajnerin Ilir Daja.
Zërat për një largim të këtij të fundit kanë qenë të shumtë, disa që e lidhnin me Partizanin dhe disa të tjera me Tiranën.
Por kryeqytetasi e mori vendimin final dhe zgjodhi që të vazhdojë deri në vitin 2026 me Ballkanin.
Daja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një trajner historik për kosovarët e Ballkanit.
Ai arriti suksese të shumta ku përfshihen kupa dhe kampionate, por natyrisht që arritja më e madhe ka qenë kualifikimi i Ballkanit 2 herë të grupet e Ligës së Konferencës.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Nga Irena Beqiraj
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


