Takim me inspektorët në Fier, Dashnor Sula: Siguria ushqimore mbetet një nga prioritetet kryesore! Të shtohen kontrollet për qumështin dhe bulmetin
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, në prononcimin për mediat para zhvillimit të trajnimit të radhës me drejtuesit dhe inspektorët e institucioneve të inspektimit në qarkun e Fierit, si dhe në kuadër të koordinimit të masave dhe prioriteteve të kontrolleve gjatë sezonit turistik, theksoi se siguria ushqimore mbetet një nga prioritetet kryesore të punës së inspektorateve, veçanërisht në këtë periudhë kur fluksi i turistëve në vend është në rritje.
Sula kërkoi shtimin e kontrolleve në stabilimentet e përpunimit të qumështit, për të garantuar që produktet të përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë.
Po ashtu, pjesë e kontrolleve do të jenë edhe subjektet ndotëse të naftës, si dhe kontrolli i pesticideve që përdoren për produktet bujqësore.
Kryeinspektori Sula u ndal edhe te faza e ristrukturimit të inspektorateve, disa prej të cilave do të shkrihen në një strukturë të vetme.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128