Kujdes pamje të rënda! Gruaja sulmohet nga peshkaqeni, noton deri në breg dhe humb jetën

2 Korrik 2022, 14:26 / TRENDING ALFA PRESS

Kujdes pamje të rënda! Gruaja sulmohet nga peshkaqeni, noton deri

Pushuesit kanë fotografuar momentin rrëqethës kur një grua u përpoq të kthehej me not në breg, pasi një peshkaqen i kafshoi krahun dhe këmbën.

Gruaja austriake, 68 vjeç, vdiq me shumë gjasa nga një atak në zemër, pas sulmit në gjirin Sahl Hasheesh në Detin e Kuq.

Pamjet horror e tregojnë atë duke bërtitur drejt sigurisë për ndihmë, ndërsa ujërat përreth saj morën ngjyrë të kuqe. Shikuesit e tmerruar u përpoqën të shpërqendronin kafshën, por askush nuk u hodh për ta ndihmuar.

Turistja austriake, mbërriti me vështirësi në breg. Por ajo ndërroi jetë pak minuta më vonë në një ambulancë. Autoritetet mbyllën plazhet për tre ditë.

Sulmet e peshkaqenëve në Egjipt janë të rralla, por Deti i Kuq ka më shumë se 44 lloje peshqish, disa prej të cilëve mund të jenë vdekjeprurës.

Më të zakonshmet janë peshkaqenë me gumë gri, 6 metra të gjatë, të cilët kanë 13 ose 14 dhëmbë të mprehtë. Ata notojnë në ujëra të cekëta rreth 60 m të thella ose më pak.

Në tetor 2020, një djalë 12-vjeçar ukrainas me pushime në Egjipt dhe udhërrëfyesi i tij humbën gjymtyrët pas një sulmi nga një peshkaqen.

Dhe në vitin 2010, pesë sulme peshkaqenësh ndodhën në Sharm el Sheikh.

Kujdes pamje të rënda! Gruaja sulmohet nga peshkaqeni, noton deri

Kujdes pamje të rënda! Gruaja sulmohet nga peshkaqeni, noton deri

Kujdes pamje të rënda! Gruaja sulmohet nga peshkaqeni, noton deri

Po ndodh...

ide