Meta planifikon versione me abonim të Facebook dhe Instagram pa reklama në Britaninë e Madhe

24 Mars 2025, 21:18 / TRENDING ALFA PRESS
Meta planifikon versione me abonim të Facebook dhe Instagram pa reklama

Meta, kompania që zotëron Facebook dhe Instagram, po mendon të prezantojë një shërbim abonimi për këto dy platforma në Britani, në këmbim të heqjes së reklamave.

BBC raporton se sipas planeve, atyre që përdorin faqet e rrjeteve sociale mund t’u kërkohet të paguajnë për përdorim pa reklama nëse nuk duan të gjurmohen të dhënat e tyre.

Kjo vjen pasi kompania ra dakord javën e kaluar, pas një beteje të stërzgjatur ligjore, për të ndaluar shënjestrimin e reklamave për një grua britanike.

Meta po ofron abonime pa reklama në Facebook dhe Instagram në BE duke filluar nga viti 2023, me pagesë nga 5,99 euro në muaj. Fillimisht abonimi ishte 9.99 euro, por më vonë çmimet u ulën.

Siç raportoi Meta, kompania po “bashkëpunon në mënyrë konstruktive” me mbikëqyrësin britanik të privatësisë në lidhje me shërbimin e abonimit.

Platformat e mediave sociale, si Meta, mbështeten shumë në të ardhurat nga reklamat. Kompania thotë se reklamimi i personalizuar lejon që platformat e saj të jenë falas dhe raportoi se reklamat përbënin mbi 96% të të ardhurave të saj.

Nga ana tjetër, disa shërbime, të tilla si shërbimet mediatike, u kërkojnë përdoruesve ose të paguajnë ose të japin pëlqimin për gjurmimin gjatë përdorimit falas të platformës. Ky është modeli i Daily Mail, Independent apo Guardian. Megjithatë, ky model (“pëlqim ose paguaj”) mund të shkel ligjet britanike për mbrojtjen e të dhënave, thonë aktivistët.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128