Si sot 32 vite më parë/ Nelson Mandela, legjenda që theu apartejdin
Më 11 shkurt të vitit 1990 do të dilte nga burgu pas 27 vitesh vuajtje figura më martire e apartejdit në Afrikën Jugore, Nelson Mandela. Mandela me profesion jurist, iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan më 1944. Kongresi përfaqësonte organizatën më të vjetër politike të njerëzve me ngjyrë dhe Mandela do të bëhej, lider i krahut rinor për Johanesburgun në këtë organizatë.
Më 1952 ai do të zgjidhej zëvendëspresident i Kongresit Kombëtar Afrikan, duke u bërë avokat i rezistencës jo të dhunshme ndaj apartejdit, një sistem i institucionalizuar i supremacisë së të bardhëve dhe segregacionit racial.
Me goditjen që mori kjo lëvizje në masakrën e demostrimit paqësor të Shaperville më 1960, Nelson Mandela, ndihmoi në organizimin e një dege paraushtarake krah i KKA për t’u angazhuar në luftë guerrile kundër qeverisë së bardhë.
Ai u arrestua fillimisht më 1961 dhe u ri-arrestua sërish më 1962, për largim ilegal. Si fillim, ai u dënua me 5 vite dhe u dërgua në burgun e ishullit Robben. Më 1964 ai do të ridënohej për sabotazh. Në qershor 1964 së bashku me disa drejtues të tjerë të KKA ai u dënua me burgim të përjetshëm.
18 vitet e para nga 27 në total, Mandela i kaloi në kushtet e një izolimi brutal në burgun e ishullit Robben. I mbyllur në një qeli të vogël, pa krevat dhe një sistem hidrosanitar ai ishte i detyruar t’i nënshtrohej një pune të rëndë fizike në gurore. Ai mund të merrte dhe të dërgonte një letër një herë në 6 muaj dhe 1 herë në vit mund të kishte vizita për 30 minuta.
Pavarësisht të gjitha këtyre kufizimeve, Mandela nuk u thye dhe u shndërrua në një simbol të lëvizjes kundër apartejdit. Gjatë kohës së qëndrimit në burg në ishullin Robben ai drejtoi një lëvizje të mosbindjes qytetare që i detyroi zyrtarët e Afrikës së Jugut të përmirësonin në mënyrë rrënjësore kushtet në këtë burg. Më pas Mandel u lëviz në një tjetër vendqëndrim ku ai jetoi në kushtet e arrestit të shtëpisë.
Viti 1989 do të shënonte ndryshimet e para ndaj politikës së apartejdit. Presidenti i ri F.W.de Klerk do të inicionte procesin e “çmontimit” të apartejdit”.
Së pari, ai do të hiqte ndalimin që i ishte bërë KKA si organizatë politike, pezulloi ekzekutimet dhe në shkurt të 1990 do të urdhëronte lirimin e Nelson Mandelës.
Me daljen nga burgu, Mandela menjëherë do të merrte drejtimin e KKA dhe do të niste negociatat me minoritetet në qeveri për t’i dhënë fund apartejdit dhe krijimin e një qeverie multikulturale. Më 1993 Mandela së bashku me de Klerk, fituan çmimin Nobel për Paqe.
Vetëm një vit më vonë, më 1994, KKA do të fitonte shumicën në zgjedhjet e para të lira në vend dhe Mandela do të zgjidhej president i Afrikës së Jugut. Ai do të largohej nga politika më 1999, por do të ngelej një avokat i paqes dhe drejtësisë deri në largimin nga jeta në dhjetor 2013./ Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
