Tubimi i PD-së ditën e djeshme/ Procedohen penalisht 7 protestues, mes tyre një deputet

9 Maj 2026, 10:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Tubimi i PD-së ditën e djeshme/ Procedohen penalisht 7 protestues, mes

Pas protestës së PD-së ditën e djeshme janë proceduar penalisht 7 persona.

Policia e Tiranës, menjëherë pas përfundimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike mbrëmjen e datës 08.05.2026, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku gjatë tubimit disa persona hodhën lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta dhe për pasojë u lënduan 3 punonjës policie, procedoi penalisht 7 shtetas.

Nga këta: 6 për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe një shtetas (deputet) për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjatë veprimeve, policia sekuestroi 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.



Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide