Revolta e shqiptarëve kundër Ramës, protestuesit kërkojnë dorëheqje të panegociueshme: Shqipëri e Re! SPAK duam drejtësi

24 June 2026, 20:06 / AKTUALITET ALFA PRESS
Revolta e shqiptarëve kundër Ramës, protestuesit

Sot mbahet në Tiranë, protesta e 25 kundër kryeministrit Edi Rama. Revolta e shqiptarëve ka vijuar pa ndalur për 25 ditë me radhë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqje të panegociueshme.

 
 Gjithshtu kanë bërë thirrje që SPAK të bëjë drejtësi. Qytetarët kanë shprehur mesazhet e tyre edhe nëpërmjet pankartave.

Pas deklaratës së kryeministrit Rama për Financial Times, protestuesit, i janë përgjigjur edhe në protestë, me të njëjtën deklaratë që kryeministri kishte bërë për protestuesit.

 “Atdheu nuk është në shitje”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “programi i qeverisë Rama: F*ck you” 24 qershor 2026, Tiranë Shqipëri”, ishin këto disa prej pankartave.

Po ndodh...