A do marrë pjesë Rama?/ Trump thërret Bordin e Paqes për Gazën, ja ku pritet të mbahet mbledhja
Bordi i Paqes për Gazën, i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbikëqyrur rindërtimin dhe qeverisjen e Rripit të Gazës, do të zhvillojë një takim të rëndësishëm në Qipro më 30 qershor, me qëllim rishikimin dhe përshtatjen e strategjisë së tij pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
Sipas POLITICO, takimi do të zgjasë dy deri në tre ditë dhe synon të “rivendosë fokusin” e bordit, pasi lufta mes Izraelit dhe Iranit ka zhvendosur vëmendjen ndërkombëtare nga Gaza gjatë muajve të fundit.
Në mbledhje pritet të marrin pjesë përfaqësues të Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës, një organ teknokratësh palestinezë i krijuar për të zëvendësuar Hamasin në administrimin e territorit, si dhe përfaqësues nga zyra e Nikolai Mladenov, ish-diplomatit bullgar të emëruar nga Trump si i dërguari i tij i posaçëm për Gazën.
Qiproja do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhgueses. Sipas zyrtarëve europianë, ishulli mesdhetar është përzgjedhur nga komiteti ekzekutiv si vendi pritës i takimit dhe nuk ka rol organizues apo politik në këtë proces.
Bordi i Paqes mbajti takimin e tij të parë në shkurt të këtij viti, ku mori pjesë edhe Edi Rama. Për takimin e Qipros nuk ka ndonjë konfirmim për pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë i cili po përballet me protesta të mëdha, të cilat kërkijnë dorëheqjen e panegociueshme të tij.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128