Rama për France24: Në Tiranë protestojnë kundër zhvillimit, po ma bën Irani!

24 June 2026, 16:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama për France24: Në Tiranë protestojnë kundër

“Në Tiranë protestojnë ata që kundërshtojnë zhvillimin, ndërsa në Vlorë e mbështesin ata që përfitojnë drejtpërdrejt prej tij”, është shprehur Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin francez France24.

Në këtë intervistë, Kryeministri Rama ka theksuar se zhvillimi i vendit mbetet prioritet i mandatit të dhënë nga qytetarët shqiptarë dhe se debati publik është i ndikuar nga shumë ndërhyrje nga jashtë.

Sipas kryeministrit Rama, mbështetja më e fortë për projektet zhvillimore vjen pikërisht nga komunitetet ku këto projekte pritet të realizohen, duke reflektuar, sipas tij, një lidhje më të drejtpërdrejtë mes zhvillimit ekonomik dhe interesit lokal.

 
 

Po ndodh...