Botërori 2026/ Zvicra ndëshkon Kanadanë sapo zbresin në fushë
Në ndeshjet e fundit të grupeve, Zvicra dhe Kanadaja po përballen në një duel direkt për vendin e parë në Grupin B, ndërsa të dyja skuadrat kanë hyrë në fushë me nga 4 pikë dhe një barazim do t’u siguronte kualifikimin të dyja përfaqësueseve.
Sfida e zhvilluar në Vankuver nisi me ritëm të lartë, ku Zvicra kërkon të marrë kreun e grupit përmes një fitoreje, ndërsa Kanadaja mban aktualisht vendin e parë për shkak të golaverazhit.
Në minutën e 46′ Ruben Vargas kaloi Zvicrën në avantazh kundër Kanadasë.
Në të njëjtën kohë po luhet edhe përballja mes Bosnje-Hercegovinës dhe Katarit, një ndeshje po aq vendimtare për fatin e kualifikimit.
Bosnja kaloi e para në avantazh me golin e Alajbegovic, ndërsa më pas Al Brake shënoi autogol duke dyfishuar rezultatin për ballkanasit. Katari reagoi në minutat e fundit të pjesës së parë me Al Haydos, i cili ngushtoi diferencën.
Të dyja përballjet mbeten vendimtare për renditjen përfundimtare në grup, ku çdo rezultat mund të ndryshojë kualifikimin në fazën tjetër.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128