Vrasje në Vlorë/ Policia jep informacion zyrtar: Viktima 22 vjeç, kontrolle në hyrje e dalje të qytetit

7 Janar 2024, 22:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasje në Vlorë/ Policia jep informacion zyrtar: Viktima 22

Një person është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Poliklinikës së qytetit.

Viktima është identifikuar si Gezim Sinomati, 22 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe FNSH.

Njoftimi

"Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve, informon policia e Vlores. 

 

Po ndodh...