
“10 milionë EURO për ‘KOKËN’ e Vis Martinaj”, kurthi që ngriti “princi Damian” për kapjen e “mbretit” të Kumarit!

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin.
Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, grupi i Ervis Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Leonard Dukës.
Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, i zhdukur prej gushtit 2022, filloi që t’i merrte hak duke i hequr qafe rrethin e ngushtë. Kështu dyshohet se Duka është porositësi i vrasjes së Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.
Duka nuk u ndal me kaq ai hapi fjalë në “botën e errët” se ofronte 2 milionë euro, kush jepte informacion për Ervis Martinaj dhe 10 milionë euro kush e vret. Fjalën kishte filluar ta hapte Gjin Ndoj dhe Martinaj në komunikim me Leonard Dukën shprehet se ne e rrëmbyem dhe na tha që ka gënjyer më pas ne e vramë.
Këto premtime vunë në lëvizje “qitësit” e botës e krimit dhe filluan të afrohen me Klanin “Duka” duke marrë përsipër eleminimin e Martinajt./ Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128