Mbyllen hetimet/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor 2025, 15:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbyllen hetimet/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur sot në SPAK pas mbylljes së hetimeve ndaj tij.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme zgjati në Korrik afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës.

Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor).

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

 

Po ndodh...

ide