USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres kërkon 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme

19 Dhjetor 2025, 14:29 / POLITIKË ALFA PRESS

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut.

Burimet për mediat i kanë pohuar se deri më tani në mbledhje, Niko Peleshi ka lexuar relacionin, ndërsa prokurorët e SPAK, mes tyre edhe kreu i Klodian Braho, ende nuk kanë folur.

Ndërkohë nga ana tjetër anëtari i PD, Gazment Bradhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer ta hapura, por është kundërshtuar nga Taulant Balla.

Debate ka pasur edhe për USB me provat e SPAK, pasi demokratët kanë kërkuar që të hapen dhe ti marrin për shqyrtim anëtarët.

“Ti shikojmë vetëm këtu”, i është përgjigjur Balla Bardhit.

“Të hapet zarfi i USB, të njihen anëtarët në Këshill”, ka deklaruar prokurori.

Më duhen t’i kem për të ndërtuar mbrojtjen”, ka deklaruar avokati mbrojtës i Belinda Ballukut.

Në USB janë 10.000 faqe prova.

Ende nuk dihet sesi do të merren, ndërsa avokati i Ballukut ka kërkuar 3 javë kohë, ndërsa dakord me avokatin kanë rënë anëtarët e PS.

Nga ana tjetër, kryeprokurori Klodian Braho ka deklaruar se 5 ditë janë të mjaftueshme për t’u njohur me aktet.

Demokrati Gent Strazimiri pyet prokurorin Prençi, në cilësinë e prokurorit të çështjes: Duke patur parasysh që e pandehura nuk bashkëpunon sepse nuk jep dorëheqjen madje intimidon dëshmitarët, që qeveria e mbron publikisht, a keni ju personalisht një urgjencë, një afat të arsyeshëm brenda të cilit edhe avokati të njihet me provat, edhe hetimi të mos zvarritet?

Prençi: Afati mendoj të jetë 3-5 ditë.

 

Po ndodh...

ide