1 vit pas bllokimit, Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri

19 Dhjetor 2025, 13:05 / POLITIKË ALFA PRESS

1 vit pas bllokimit, Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri

Në një intervistë për Politico, Rama bëri me dije se qeveria ka arritur një partneritet me platformën dhe së shpejti do t’i prezantojë publikut shqiptar masat e reja mbrojtëse.

“Jemi të kënaqur me rezultatin. E kemi bërë partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç e premtuam”, tha Rama, duke shtuar se ishte i befasuar nga reagimi i TikTok pas vendimit fillestar për ndalim.

Ai shtoi se: “Sepse në fillim, për shkak se ishte normale të mendonim se ata do të na luftonin, ata do të hakmerreshin ndaj nesh, do të na ngacmonin. I takova vetë dhe mbeta shumë i impresionuar nga qëndrimi i tyre. Ata po i dëgjonin me shumë kujdes pikat tona.”

 

Po ndodh...

ide