52-vjeçari dhunoi djalin e mitur/ Gruaja: Më lironi burrin, s’ka ushtruar kurrë dhunë

Melinda Duraku, bashkëshortja e Shpëtim Durakut, i arrestuar një ditë më parë pas një video të publikuar në rrjetet sociale teksa godiste djalin e tij të vogël, në një intervistë për RTSH ka deklaruar se bashkëshorti i saj nuk është i dhunshëm.
Ajo u shpreh se videon e ka parë në polici për herë të parë, ndërsa theksoi se nuk kanë pasur kurrë konflikte as me njëri-tjetrin dhe as me fëmijët.
“Dje e pash videon te policia. Më thanë a është burri jot? Po i thashë. Ja më thanë, djalin 5 vjeç e kanë rrahur. Shpëtimi s’ka qenë kurrë i dhunshëm në shtëpi. Nuk ka rrahur fëmijët, as mua. Ka qenë te lodrat se më dolën mua para te puna. Kam 5 fëmijë dhe këtë në bark, 6”, u shpreh ajo.
Melinda Duraku bëri thirrje për lirimin e bashkëshortit të saj, ndërsa shtoi se streset dhe ekonomia e dobët mund të kenë qenë shkak i dhunës së ushtruar ndaj djalit.
“Do jetë mërzitur, streset dhe kanë ndikuar që e ka rrahur. Jam me qira, në kushte të vështira. vetëm burri punon. Tani që e kanë arrestuar jemi të dy pa punë.
Shpëtimi punonte në ndërtim. Pronari kërkon lekët e shtëpisë, po ku ti marr unë? S’kam pasur kurrë konflikte me Shpëtimin. Kemi kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin. Kërkoj të më lirojnë burrin nga burgu”, u shpreh Melinda Duraku.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



