Afera e Sterilizimit/ Zbulohet gjyqtarja që do të vendosë 'fatin' e Ilir Beqajt

2 Prill 2024, 10:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Afera e Sterilizimit/ Zbulohet gjyqtarja që do të vendosë

Flojera Davidhi do të jetë gjyqtarja paraprake që do vendos mbi “fatin” e Ilir Beqajt për dosjen e sterilizimit.

Pas kalimit të dosjes në gjykatën e posaçme nga SPAK, Davidhi do të vendos nëse do të miratojë kërkesën e prokurorisë për kalimin në gjykim të dosjes, kthimin për plotësim hetimesh ose pushim të akuzave.

Ende nuk është vendosur një datë për mbajtjen e seancës paraprake.

Disa ditë më parë, SPAK i komunikoi akuzën Ilir Beqajt për shpërdorim detyre. Të pandehur janë  përveç Beqajt edhe 8 persona të tjerë, dy prej të cilëve në masën e arrestit më burg. Përkatësisht ish zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj e biznesmeni Ilir Rrapaj.

SPAK ka dërguar për gjykim edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Tenderit të Sterilizimit. Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj, drejtoreshë juridike, të cilët janë në arrest shtëpie, dhe mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini që deri më tani kanë pasur masën 'detyrim me paraqitje'.

 

Po ndodh...