Aksident i dyfishtë në Cërrik, detajet e para

17 Mars 2024, 17:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i dyfishtë në Cërrik, detajet e para

Rreth orës 15.00 të kësaj fundjave dy automjete u përfshinë në një aksident në një nga lagjet e qytetit të Cërrikut.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të asnjë lënduar nga drejtuesit dhe personat që ndodheshin në to, ndërsa njëri prej automjeteve ka mbetur i shkatërruar pothuajse plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara dhe humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes nga ana e njërit prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në këtë aksident.

 

Po ndodh...