E pazakontë në Librazhd/ 53-vjeçari godet me grushte kamarieren e lokalit

17 Mars 2024, 16:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

E pazakontë në Librazhd/ 53-vjeçari godet me grushte kamarieren

Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Librazhdit. Një 53 vjeçar ka dhunuar për arsye ende të paqarta një kamariere brenda ambjenteve të një lokali.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ndërsa 53 vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit T. V., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte kamarieren e këtij lokali, për motive të dobëta”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...