Takimi i Salianjit në Elbasan/ Anëtari i FRPD, Arbër Kola: PD sot me figura që nuk riciklohen. Ramën e largon rinia, kjo lëvizje do përhapet në të gjithë vendin

Anëtari i FRPDL Arbër Kola, në fjalën e mbajtur gjatë takimit me strukturat e PD në Elbasan, ku merr pjesë dhe anëtari i Kryesisë Ervin Salianji, u shpreh se PD ka sot figura që nuk riciklohen. “Ramën e largon rinia, kjo lëvizje do përhapet në të gjithë vendin”, tha Kola.
“Në 4 dhjetor 2022 isha në primare dhe nuk u mbajtën premtimet e rithemelimit dhe të foltores së 2021. Proceset dhe votimet e brendshme nuk u bënë asnjëherë të sakta dhe të mirëfillta. Pastaj themi është i keq Rama, vjedh dhe manipulon, dakord por a ke dhënë ti një metodë ndryshe, Rama mposhtet me një antitrup, pra me të kundërtën e tij, ai është manipulues dhe është i paarritshëm në vjedhje dhe manipulime”, tha Kola.
Arbër Kola : Premtimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2011 nuk u mbajtën, nuk u respektua as statuti i PD. Zgjedhjet e FRPD u shitën haptazi, për t’ia lënë një personi që as moshën nuk e kishte për të qenë kryetar i Forumit. Në 4 dhjetor 2022 isha në primare dhe nuk u mbajtën premtimet e rithemelimit dhe të foltores së 2021. Proceset dhe votimet e brendshme nuk u bënë asnjëherë të sakta dhe të mirëfillta. Pastaj themi është i keq Rama, vjedh dhe manipulon, dakord por a ke dhënë ti një metodë ndryshe, Rama mposhtet me një antitrup, pra me të kundërtën e tij, ai është manipulues dhe është i paarritshëm në vjedhje dhe manipulime.
Arsyeja pse ndodhem këtu është i njëjtë si në shtator 2021 për ndryshimin real në PD, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe mospërdorimi i të rinjve si fasadë por që të jenë vërtetë gur themelimi. Ne jemi partia e rinisë, e themeluar nga studentët dhe është fatkeqësi për ne që përfundojmë në disa figura të cilat nuk riciklohen dot. Thonë ky është misioni i jetës, por po për misionin tonë a do të fillojmë të flasim? Kam edhe unë një mision, që të qëndrojmë në Shqipëri. Ky mision realizohet vetëm duke larguar Edi Ramën. Fatkeqësisht këta nuk e largojnë dot.
Edi Ramën e largon ndryshimi, fytyrat e reja, idetë e reja, e largon rinia. Kjo sallë e mbushur me rini më jep entuziazmin që nga kjo sallë nis një lëvizje që do të përshkallëzohet dhe do të shkojë në të gjithë Shqipërinë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
