Trump dëshiron ta bëjë Venezuelën shtetin e 51 të Amerikës/ Presidentja Rodriguez: Duam pavarësinë tonë

11 Maj 2026, 20:57 / BOTA ALFA PRESS

Trump dëshiron ta bëjë Venezuelën shtetin e 51 të

“Fox News” shkruan se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që ta bëjë Venezuelën shtetin e 51-të të Amerikës.

Ndërsa presidentja e përkohshme e Venezuelës , Delcy Rodriguez deklaroi se nuk e ka konsideruar kurrë mundësinë që vendi i saj të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara, në një kohë kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se e ka nën kontroll.

“Nuk do ta mendonim kurrë këtë sepse, nëse ka një gjë që ne venezuelasit, kemi të përbashkët është se e duam pavarësinë tonë, heronjtë dhe heroinat e pavarësisë sonë”, ka thënë Rodrigez.

Kujtojmë se më herët, në mars, presidenti Trump postoi një mesazh në platformën Truth Social që i referohej kësaj mundësie: “Gjëra të mira po ndodhin kohët e fundit në Venezuelë, ndoshta do të shohim një shtet të 51-të”.

Po ndodh...

ide