Ilir Meta bëri simbolin misterioz ‘7’ në gjykatë, avokati shpjegon...

11 Maj 2026, 19:16 / POLITIKË ALFA PRESS
Ilir Meta bëri simbolin misterioz ‘7’ në gjykatë,

Avokati i ish-presidentit të vendit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka shpjeguar simbolin që Meta përdori në gjyq. Pas seancës në GJKKO, Cakrani u shpreh se Meta bëri me duar simbolin e shqiponjës dhe jo atë të numrit 7, për të cilin tha se nuk lidhet me asnjë përvjetor.

Cakrani deklaroi se Meta ishte mirë nga ana fizike, i palestruar edhe nga ana mendore. 

“Nuk bëri simbolin 7. Bëri shqiponjën. Nuk ka përvjetor. Është në lartësinë që e kërkon funksioni i tij si kryetar i PL-së. Ishte mirë nga ana fizike, i palestruar edhe nga ana mendore”,-tha Cakrani

Seanca gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar rreth orës 17:15. GJKKO e ka ndarë çështjen për të pandehurit në dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Bëhet me dije se për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar ndërsa dosja ndaj ish-presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit do të vijojë veçmas.

Po ndodh...

ide