“Mbledhja e Kryesisë, 4 orë gjyq për mua dhe 15 minuta për Ramën”, Salianji: Edi Rama nuk rrëzohet me armiq imagjinarë

Anëtari i Kryesisë, Ervin Salianji, u shpreh se mbledhja e Kryesisë të shtunën u kthye në seancë gjyqi për të që zgjati 4 orë, në vend që të diskutohej aksioni politik për rrëzimin e qeverisë.
Sipas tij, debati duhet të fokusohej tek mobilizimi i demokratëve.
“Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinarë, as me përbetime të përsëritura prej vitesh nga disa që në politikë mund të njihen dhe si idiotë të dobishëm që nuk i lidh asgjë me njerëzit dhe që humbjet i kanë të vetmet bilanc në karrierën politike”, tha Salianji.
Ervin Salianji: Mbledhja e fundit e kryesisë, ishte 4 orë gjyq për mua dhe për ju dhe 30 minuta për Edi Ramën. Duhet ta themi qartë në cdo diskutim të brendshëm të PD se nuk është rruga e duhur që ka zgjedhur në momente të rëndësishme të sajj.
Dhe po e them dhe sot, Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinarë, as me përbetime të përsëritura prej vitesh nga disa që në politikë mund të njihen dhe si idiotë të dobishëm që nuk i lidh asgjë me njerëzit dhe që humbjet i kanë të vetmet bilanc në karrierën politike,
Riorganizimi i PD në të njëjtën kohë me protestën është po aq i rëndësishëm sa protesta për PD, për të pasur masivitetin që e kërkon cdo demokrat. Nuk ekziston asnjë rrugë tjetëe vec respektimit të demokratëve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
