Aksident/ Makina del nga rruga në Maliq, lëndohet 27 vjeçari
7 Nëntor 2022, 09:15 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një mjet me drejtues një 27 vjeçar ka dalë nga rruga. Për pasojë, i riu ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital.
Njoftimi
"Më datë 07.11.2022, rreth orës 07:30, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq, shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës," njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



