Aksident i rëndë në Divjakë, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

18 Nëntor 2024, 19:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Divjakë, shoferja përplas për

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orë 17:45 në fshatin Mizë, në Divjakë.

Mësohet se shtetësja 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin rreth 90 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesja e automjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 17:45, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasja J. K., 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin S. N., rreth 90 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital.Drejtuesja e automjetit, shtetasja J. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...