Aksident në aksin Korçë-Bilisht, plagoset një grua, shoferi largohet

16 Dhjetor 2024, 08:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, plagoset një grua,

Një këmbësore u aksidentua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Bilisht nga një automjet ende i paidentifikuar.

Gruaja e plagosur u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e qarkullimit rrugor ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Po ndodh...

ide