Ndërron jetë ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Etmond Llabani
5 Prill 2026, 18:43 / JETË

Ai kishte marrë detyrën në këtë institucion pas arratisjes së Altin Ndocit, duke u komanduar në krye të burgut në një moment të ndjeshëm për sigurinë.
Më herët, Llabani ka qenë drejtues dhe në burgun e Peqinit.
Në janar të këtij viti, pak ditë pasi mori detyrën në Durrës, ai pësoi një hemorragji cerebrale, gjendje që ndikoi rëndë në shëndetin e tij dhe u dërgua në Itali. Pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimit mjekësor në vendin fqinj, ai nuk arriti të mbijetojë. Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria e Burgjeve.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128