Aksident në aksin Shkodër–Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

13 Dhjetor 2025, 16:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Shkodër–Tiranë, plagosen 3 persona, mes

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër – Tiranë. Në këtë aksident është përfshirë edhe një punonjës i policisë vendore të Shkodrës.

Nga përplasja mësohet se nuk ka viktima ndërsa personat në 3 automjetet e këtij aksidenti janë lënduar por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak se në aksident është edhe një punonjës policie, veprimet hetimore janë duke u kryer nga prokuroria e Shkodrës.

Grupi hetimor vijon punën për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij aksidenti rrugor.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin F. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., si dhe me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide