SHBA hoqi disa sanksione, Bjellorusia liron mbi 100 të burgosur! Mes tyre fituesi i Çmimit Nobel për Paqen

13 Dhjetor 2025, 16:50 / BOTA ALFA PRESS

SHBA hoqi disa sanksione, Bjellorusia liron mbi 100 të burgosur! Mes tyre

Bjellorusia ka liruar më shumë se 100 të burgosur, përfshirë fituesin e Çmimit Nobel, Ales Bialiatski dhe aktivisten opozitare Maria Kolesnikova, ndërsa SHBA-të ranë dakord të heqin disa sanksione.

Minsku liroi gjithsej 123 të burgosur pas bisedimeve midis presidentit Alexander Lukashenko dhe të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për Bjellorusinë, John Coale.

SHBA-të ranë dakord të heqin sanksionet mbi potasin, një përbërës kyç i plehrave dhe një eksport i rëndësishëm për Bjellorusinë, një aleat historik i Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara po heqin sanksionet ndaj potasës. Mendoj se ky është një hap shumë i mirë nga SHBA-të drejt Bjellorusisë. Po i heqim ato tani”, tha ai.

Kolesnikova u dënua katër vjet më parë me një dënim të gjatë me burgim, pasi u shpall fajtore për përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme.

 

Po ndodh...

ide