Një automjet jashtë godinës, policia rrethon papritur sërish banesën ku u gjet i pajetë 78-vjeçari! Merren në pyetje familjarët

3 Prill 2026, 11:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një automjet jashtë godinës, policia rrethon papritur sërish

Vetëm pak minuta më parë është rrethuar përsëri vendngjarja në fshatin Bulgarec të Korçës, për ngjarjen e rëndë kriminale ku mbeti i vdekur 78-vjeçari Gëzim Vija.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se ekspertët kriminalistë janë rikthyer duke kryer veprimet hetimore brenda banesës për të zbardhur dinamikën e krimit.

Ndërkohë, pjesë e veprimeve hetimore është edhe një automjet në pjesën e jashtme të banesës, në të cilin po kryhen veprime.

Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijes u gjet mëngjesin e së enjtes nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet. Ai e ka thirrur 78 vjeçarin për të dalë dhe kur nuk ka marrë përgjigje ka njoftuar fqinjët e tij dhe më pas kanë hapur derën e shtëpisë, ku në një prej dhomave gjendej trupi i pajetë i të moshuarit. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se 78 vjeçari kishte një plagë të thellë në kokë, e shkaktuar me mjet të fortë, çfarë i ka sjellë vdekjen. Dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur para se 78-vjeçari të qëllohej për vdekje me mjet të fortë.

Vazhdon marrja në pyetje e familjarëve dhe të afërmve të viktimës, por deri tani deklarimet e tyre nuk kanë dhënë informacione të vlefshme që do orientonin policinë drejt identifikimit të autorit.

 

Po ndodh...

ide