Shkoi në shtëpinë e prindërve pas nisjes së divorcit.../ 40 vjeçari u vetëvra me armë zjarri, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Fier

3 Prill 2026, 10:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkoi në shtëpinë e prindërve pas nisjes së

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 40-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë në banesë.

Sipas burimeve policore, 40-vjeçari Taulant Halka jetonte në Vlorë së bashku me familjen e tij, por prej kohësh kishte mosmarrëveshje në çift dhe ndodhej në proces divorci. Çifti kishte zhvilluar edhe një seancë gjyqësore për zgjidhjen e martesës, ndërsa bashkëshortja kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtje.

Një ditë më parë, viktima, baba i dy fëmijëve të mitur, ishte larguar nga Vlora drejt banesës së prindërve të tij në fshatin Portez të Fierit.

Sipas të dhënave paraprake, mbrëmjen e djeshme ai dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka kryer vetëvrasje me një armë gjahu, e cila rezulton të ishte në pronësi të babait.

 

 

Po ndodh...

ide