EMRI/ I dënuar me 4 vite burg për drogë, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim!

3 Prill 2026, 09:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ I dënuar me 4 vite burg për drogë, arrestohet

Një 33-vjeçar i dënuar me 4 vite burg për kultivim të lëndëve narkotike dhe që ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Divjakë.

Në pranga ka rënë shtetasi Danjel Skënderi, i cili është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Policia njofton se nga ky dënim, 33-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.

Kapet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:

-D. S, 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec.

 

Po ndodh...