Pas dështimit në Botëror, Gigi Buffon largohet: Dorëheqja ishte e pashmangshme

Pas dorëheqjes së presidentit federal Gabriele Gravina, edhe Gigi Buffon ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ish-shefi i delegacionit të Kombëtares Italiane i thotë lamtumirë detyrës një ditë pas humbjes ndaj Bosnjës, e cila i kushtoi “Axurrëve” përjashtimin nga Kupa e Botës për të tretën herë radhazi. Ish-kapiteni, i cili fillimisht kishte shprehur gatishmërinë për të qëndruar deri në qershor, njoftoi vendimin e tij me një postim në Instagram.
“Tani që Presidenti Gravina ka zgjedhur të bëjë një hap pas,” shkroi Buffon, “ndihem i lirë të bëj atë që e ndiej si një akt përgjegjësie. Dorëheqja ime një minutë pas përfundimit të ndeshjes kundër Bosnjës ishte një akt i domosdoshëm, që më vinte nga thellësia. Spontan si lotët dhe ajo dhimbje zemre që e di se e ndaj me të gjithë ju. Më ishte kërkuar të vonoja për t’i dhënë kohë të gjithëve të reflektonin siç duhet.”
Buffon më pas shpjegoi natyrën e gjestit të tij, duke theksuar se “është e drejtë t’i lihet liria atij që do të vijë pas, për të zgjedhur figurën që do ta konsiderojë më të mirë për të mbuluar rolin tim.” Ai shtoi se “objektivi ishte kthimi i Kombëtares në Botëror dhe ne nuk ia dolëm.”
Lidhur me kontributin e tij, ish-numri një u shpreh: “Kam kërkuar ta interpretoj detyrën time duke vënë të gjithë energjinë time, duke parë të gjitha sektorët për të qenë një hallkë lidhëse, dialogu dhe sinergjie mes të rinjve të ndryshëm, duke u përpjekur të strukturoj, së bashku me përgjegjësit e ndryshëm, një projekt që duke filluar nga më të rinjtë të arrijë deri te Kombëtarja U21.” Ai theksoi rëndësinë e rishikimit të mënyrës se si edukohen talentet e ardhshme të Kombëtares së madhe, duke kërkuar dhe siguruar përfshirjen e figurave me përvojë të fortë për ndryshime afatmesme dhe afatgjata, bazuar në meritokraci dhe specializim.
Në fund, Buffon përfundoi me një përshëndetje: “Mbaj në zemër gjithçka, me mirënjohje për privilegjin dhe mësimin që, edhe në këtë epilog të dhimbshëm, më lë kjo përvojë intensive. Forca Azzurri gjithmonë.”
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128